Ruben Semedo është sërish në telashe. Mbrojtësi portugez, i cili është pjesë e Olympiacos prej verës së vitit 2019, ka përfunduar sërish në pranga.
27-vjeçari u arrestua në verën e kaluar pas një akuze për sulm seksual, teksa ditën e djeshme është arrestuar përsëri për dhunë në familje.
Mediat helene shkruajnë se Semedo ka kryer një sulm fizik ndaj të dashurës dhe më pas e ka nxjerrë atë nga shtëpia.
Gruaja kaa shkuar menjëherë në polici për të kryer denoncim, ndërsa Semedo, i cili kaloi natën e hënë në qeli është lënë i lirë në mëngjesin e sotëm.
“Boll me gënjeshtra”, ka shkruar lojtari në Instagram, duke theksuar se do sqarojë publikisht këtë çështje.