Aro Muric sërish në formacionin e javës të Premier League

Portieri kosovar, Arijanet Muric po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit anglez, shkruan Klankosova.tv

Në ndeshjen e xhirosë së 35-të të Burnley ndaj Manchester United, Muric ishte i jashtëzakonshëm duke bëri nëntë pritje.

Falë paraqitjes fantastike në ‘Old Traford’, Aro ka zënë vend në formacionin e xhiros së 35-të në Premier League nga ‘SofaScore’.

Në mbrojtje janë James Tarkowski, Burn dhe Josko Gvardiol, derisa mesfusha përbëhet nga yje si Bukayo Saka, Bruno Fernandes, Kevin de Bruyne dhe Andy Robertson.

Në sulm janë Noni Madueke i Chelseat, Alexander Isak i Neëcastle United dhe Luiz Diaz i Liverpoolit.


Shtuar 29.04.2024 16:55