Po shkëlqen këtë sezon në La Liga, ylli i Villarrealit i vetëofrohet Barcelonës

Mesfushori i Villarrealit, Alejandro Baena, është një ndër lojtarët më të spikatur në La Liga këtë sezon.

Sezonin e kaluar, ai ishte një ndër lojtarët më të përfolur në shtypin spanjoll, kjo për shkak të një incidenti që kishte ndodhur mes tij dhe yllit të Real Madridit, Federicio Valverde.

Kishte dyshime se Valverde e kishte goditur atë me grusht në parking pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Villarrealit, ndërsa uruguaiani kishte pretenduar se Baena ka ofenduar fëmijën e tij të palindur.

“Nuk kam folur më me Valverden. Nuk dëshiroj të them asgjë”, ka thënë Baena kur është pyetur për incidentin.

Ai gjithashtu ka treguar se sa shumë do të dëshironte që të luante një ditë për Barcelonën.

“Kush nuk do ta pëlqente? Të luajë për Barcelonën është një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Është njëri ndër klubet më të mëdha në botë. Çdo lojtar në botë do të donte të luante për Barcelonën, por unë jam tek klubi i jetës sime dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë Baena.

Baena gjithashtu i tregoi Barcelonës se çfarë duhet të bëjnë ata nëse duan të sigurojnë shërbimet e tij.

“Unë kam një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh. Mendoj se duhet të flasim me Fernandon (presidentin e Villarrealit) për këtë çështje, por unë mendoj se ata duhet të paguajnë 60 milionë, nëse duan që unë të largohem”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/


Shtuar 29.04.2024 16:53