Aksident tragjik në Peru/ Autobusi bie në një luginë, 23 persona humbën jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme autobus ra në një luginë në provincën e Cajamarca, në pjesën veriore të Peru*së. Aksidenti la pas të paktën 23 viktima.

Sipas raportimeve të mediave peruane, autobusi me 35 persona doli nga një rrugë fshati, duke përfunduar në një lumë.

Ndërsa Prokurorja Olga Bombadilla Teran tha për rrjetin RPP se rreth 15 të mbijetuar u dërguan në spitalet në Cajamarca dhe Celentin me lëndime të rënda. Gjithashtu shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.


Shtuar 29.04.2024 19:08