Kampioni i notit Gersi Troka ka bërë me dije se nuk ka marrë shpërblim nga shteti për medaljet e fituara. Në një intervistë për Euronews Albania, Troka tha se shpërblimi nga shteti për personat me aftësi ndryshe që aplikojnë këto sporte, nuk njihet as me ligj. Madje ai ka bërë dhe një apel për institucionet shtetërore.
“Do t’i jepja një mesazh institucioneve shtetërore sepse duhet të bëjnë më shumë për këta persona me aftësi të kufizuar. Të ndihmohen dhe nëpër sporte të tjera si noti, fubolli, basketbolli, por edhe piktura dhe të vihet në pah edhe ndihma që duhet të na kishin dhënë për pjesën e shpërblimit. Madje ne nuk e kemi akoma të njohur me ligj”, tha Troka.