Nuk gjendet “kartoni i Ronaldos”, portugezi mund të merret në pyetje

Ish-sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo mund  të merret në pyetje si pjesë e hetimit të bardh e zinjve, për kontabilitet të rremë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” Andrea Agnelli, Pavel Nedved, Fabio Paratici dhe drejtorë të tjerë aktualë dhe ish-drejtorë të Juventusit janë nën hetim për parregullsi të supozuara në kapitalet e klubit.

Në këtë listë është edhe Cristiano Ronaldo i cili mund të merret në pyetje edhe pse nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje.

Zyra e Prokurorit Publik të Torinos po shqyrton një çështje në lidhje me CR7 dhe një marrëveshje ‘sekret’ me ‘Zonjën e Vjetër’.

Sipas raportimeve të shumta në Itali, ka përgjime telefonike ku drejtorët e Juventusit flasin për një ‘dokument të famshëm që teorikisht nuk duhet të kishte ekzistuar’, por hetuesit nuk e kanë gjetur ende dokumentin dhe drejtorët e Juventusit të pyetur nga prokurori thuhet se nuk kanë shpjeguar natyrën e marrëveshjes me Cristiano Ronaldon.

marrëveshja mund të ketë të bëjë edhe me pagesën e shkëputjes së Ronaldos nga Juventusi kur asi portugez u kthye në Manchester United gjatë verës.

Prokurori Publik i Torinos dëshiron të ketë një ide të qartë për marrëveshjen sepse nuk është publikuar apo komunikuar tek autoritetet kompetente. Prandaj, Cristiano Ronaldo mund të merret në pyetje gjatë javëve në vijim për të dhënë një pamje të qartë të situatës.


Shtuar 2.12.2021 11:19