Nuk e kapërdiu shkatërrimin nga Reali, çfarë bëri Laporta pasi përfundoi finalja

Barcelona është shkatërruar nga Real Madridi në finalen e Superkupës së Spanjës, duke u mposhtur 4-1.

Vinicius Junior ishte i pandalshëm në këtë takim, pasi kompletoi het-trikun e tij qysh në pjesën e parë.

Goditjen e fundit ua dha Rodrygo Goes kur realizoi për 4-1, ndërsa golin ngushëllues e shënoi Robert Lewandowksi.

Derisa Real Madridi po shkatërronte Barcelonën, presidenti i këtyre të fundit – Joan Laporta dukej se po ziente nga brenda dhe nuk mund ta kapërdinte këtë humbje.

Por, pas ndeshjes, ashtu siç edhe e do sportivitet, ai uroi Florentino Perezin për fitimin e trofeut. /Telegrafi/


Shtuar 14.01.2024 23:38