Leonardo Bonucci mbyll jehonën me shishet e birrës dhe “Coca-Colas”.
Bonuçi erdhi në konferencë me dy shishe në dorë, ku një herë konsumonte Coca-Cola dhe një herë tjetër birrë.
Momenti qesharak ka bërë xhiron e botës, dhe kështu dhe saga e shisheve merr fund pas atyre të Ronaldos, Pogbas, Lukakut, Spinacolës e trajnerit të Rusisë Çerçesov.
Mesa duket Bonucci ka dhënë mesazhin që mund të shpallesh Kampion Europe edhe nëse pi birrë dhe “Coca-Cola”.