Zëvendëspresidenti i Surinamit, Ronnie Brunswijk, ka qenë në qendër të vëmendjes në të gjitha mediat botërore ditët e fundit, pasi si 61-vjeçar luajti në një ndeshje të Ligës së Kampionëve CONCACAF midis Inter Moengotapoe dhe Olympia.
Brunswijk është pronar i Inter Moengotapoe dhe është gjithashtu i njohur për formimin e Ushtrisë Çlirimtare Surinameze, e njohur si Kamado, në 1985, ndërsa luftonte për të drejtat e pasardhësve afrikanë.
Ai mori pjesë në Luftën Civile midis 1986 dhe 1992 dhe New York Times e përshkroi atë si një grabitës banke, një udhëheqës guerilësh dhe baba i të paktën 50 fëmijëve.
Brunswijk ka qenë në listën e të kërkuarve nga Interpol për 22 vjet, pasi dikur ishte dënuar për trafik droge në Holandë, por askush nuk ka arritur ta çoi para drejtësisë.
Pasi kërcënoi një lojtar me armë në një ndeshje në 2005, ai u përjashtua për disa vite. Nëntë vjet më parë Ronnie kërkëcoi një gjyqtar dhe u ndëshkua sërish. Megjithatë, ai u shfaq sërish në një ndeshje futbolli disa ditë më parë, ku luajti për klubin e tij.
Mirëpo, CONCACAF (Federata e Futbollit për Amerikën Veriore, Qendrore dhe Karaibet) u shpreh se kishte shkelje të mëdha të rregullave në ndeshjen midis Moengotapoe dhe Olympia, të cilën skuadra e Brunswijk e humbi 6-0.
Pikërisht, Brunswijk u filmua duke shpërndarë para për lojtarët miq në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes dhe për këtë arsye CONCACAF vendoi të s’kualifikoi të dy klubet nga kompeticioni, ndërsa Ronnie u pezullua nga futbolli për tre vjet.
Concacaf Statement regarding Inter Moengo Tapoe and CD Olimpia
Details: https://t.co/Oi7ZMCnDLHDeclaración de Concacaf sobre Inter Moengo Tapoe y CD Olimpia
Detalles: https://t.co/AVcCHtO2m7 pic.twitter.com/JlqovuEaN4— Concacaf (@Concacaf) September 25, 2021