Liverpool po mendon ta lërë Mo Salah të ndjekë hapat e Sadio Mane këtë verë.
Drejtuesit e Liverpool do të realizonin një shitje shokuese nëse marrin një ofertë rreth 60 milionë paund. Gjigantët e La Ligës, Real Madrid janë ndër klubet që monitorojnë situatën delikate të Salah.
Mane u transferua te Bayern Munich për 35 milionë paund këtë javë pasi Liverpool fitoi para nga ylli senegalez, i cili kishte vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij. I njëjti skenar ka filluar të zhvillohet me faraonin egjiptian të Reds, i cili mund të largohet falas verën e ardhshme.
Salah ka qenë në bllokim me klubin për gati një vit për shkak të kërkesës së tij për pagë prej 400,000 paund në javë për të nënshkruar një marrëveshje të re. Liverpool do të donte që golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar me 31 gola të qëndronte, por ata nuk do të thyejnë strukturën e tyre të pagave për ta mbajtur atë në Anfield.
Reali po vëzhgon zhvillimet dhe do të jetë në gjendje të ofrojë një marrëveshje të madhe, pavarësisht zënkave mes Salah dhe yjeve të Realit pas dy grindjeve në finalet e Champions League gjatë pesë sezoneve të fundit.
Trajneri i Bernabeut, Carlo Ancelotti besonte se sulmuesi francez, Kylian Mbappe, po bashkohej përpara se sulmuesi të zgjidhte një marrëveshje të re me Paris Saint-Germain.
Reali mendoi se do të duhej të prisnin edhe një vit për të marrë Salah, por qëndrimi i Liverpool-it është ngurtësuar pasi pagoi atë që mund të arrinte një rekord klubi prej 85.3 milion paund për Darwin Nunez./ h.ll/albeu.com