Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në një seancë ku munguan deputetët e PDK-së, ka reaguar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
Të lidhura
None found
Ai u ndal edhe te mbështetja që deputetët e VV-së i dhanë kandidates së Listës Serbe, Tanja Vujoviq, për postin e nënkryetares së Kuvendit.
Murati deklaroi se Lista Serbe, si përfaqësuese e shumicës së deputetëve të komunitetit serb, e ka këtë pozitë në përbërjen drejtuese të Kuvendit. Sipas tij, vota për Vujoviqin ishte e domosdoshme për përmbylljen e procesit të konstituimit.
“Nuk është se të gjithë i votuam, por kandidatja e fundit që ishte në radhë dhe nuk kishte tjetër, ishte zonja që u prezantua. E votuam në mënyrë që të konstituohet Kuvendi, sepse nuk mund të bëhej peng konstituimi i Kuvendit”, tha Murati.
