Nigeria fiton pas penalltive ndaj Afrikës së Jugut dhe kalon në finale

Nigeria ishte më e mirë se Afrika e Jugut pas penalltive, duke kaluar në finalen e madhe të Kupës së Kombeve, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe vazhdime u mbyll 1-1 .

Pjesa e parë nuk është se solli diçka të madhe, me një rast të Evidence Makgopa të Afrikës së Jugut, por portieri nigerian ishte në vend.

Të lidhura

None found

Nigerianët në pjesën e dytë fituan penallti, kur për 1-shënoi Troost-Ekong nga pika e bardhë.

Në minutën e 85-të, sulmuesi i njohur Victor Osimhen, shënoi për 2-0 për nigerianët që nisën festën e kualifikimit në finale.

Por VAR-i kishte plane të tjera dhe gjyqtari kryesor u ftuar për një rishikim të një rasti para se të shënohej goli i Nigerisë, ku edhe ndryshoi vendimi.

Gjyqtar egjiptian Amin Omar, vendosi të akordojë penallti për Afrikën e Jugut, pasi kishte faul në zonën e nigerianëve.

Teboho Mokoena shënoi për 1-1 për ta dërguar lojën në vazhdime.

E sa i përket vazhdimeve, nuk kishte diçka të veçantë përveç një kartoni të kuq Grant Kekana në minutën e 115-të.

Në penallti më të mirë ishin nigerianët që fituan ndeshjen për të kaluar në finalen e madhe. /Telegrafi/


Shtuar 7.02.2024 21:30