Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të takohet së shpejti me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Të lidhura
None found
Mes temave kryesore të bisedës pritet të jenë zgjedhja e presidentit dhe procedimi i ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale.
PDK-ja e ka lidhur zhvillimin e diskutimeve për presidentin me avancimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen.
Ndërkohë, Qeveria ka njoftuar se gjatë kësaj jave pret një opinion ligjor nga Ministria e Drejtësisë për propozimet për ndryshime.
