Neymar zbulon se te cili kampionat dëshiron të transferohet

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar ka zbuluar se do të donte të luante në Major League Soccer para se të pensionohej.

Neymar, kontrata e të cilit me PSG skadon në vitin 2025, nuk ka luajtur kurrë në SHBA dhe dëshiron të përjetojë futboll në Amerikën e Veriut.

“Nuk e di nëse do të luaj sërish në Brazil, pasi kam disa dyshime për këtë”, tha Neymar në podkastin e Fenomenos.

“Do të doja të luaja në SHBA në fakt. Do të doja të luaja atje të paktën për një sezon.”

I pyetur se çfarë e tërheq atë për të luajtur në MLS, Neymar bëri shaka për kohën shtesë të pushimeve.

“Së pari, sezoni i tyre është më i shkurtër, kështu që unë do të kisha tre muaj pushime,” tha ai.

Neymar thotë se nuk ka vendosur se kur do të pensionohet dhe se të paktën do të luajë derisa kontrata e tij aktuale me PSG të përfundojë pas tre vjetësh./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.02.2022 15:45

Tags: , ,