Newcastle interesohet për lojtarin e Manchester United

Newcastle thuhet se është duke kërkuar një marrëveshje huazimi për yllin e Manchester United, Jesse Lingard.

 

Magpies kanë siguruar tashmë Kieran Trippier nga Atletico Madrid dhe Chris Wood nga Burnley në merkaton e janarit.

Eddie Howe është i etur për të forcuar skuadrën e tij në një përpjekje për të shmangur rënien nga Premier League këtë sezon.

 

Dhe sipas “Manchester Evening News”, Newcastle janë të përgatitur të paguajnë të gjitha pagat e Lingard prej 100,000 £ në javë në mënyrë që ta sjellin atë në klub deri në fund të sezonit.

 

‘Toon’ aktualisht ndodhet në vendin e 19-të në tabelën Premier League me vetëm një fitore nga 20 ndeshje.

Kontrata e lojtarit anglez skadon në Old Trafford në verë, që do të thotë se kjo ka të ngjarë të jetë mundësia e fundit për Man Utd që të marrë një lloj shpërblimi financiar për lojtarin.

 

Dhe duke pasur parasysh mungesën e kohës së tij për lojë, Ralf Rangnick dhe bordi i United mund të mendojnë se u përshtatet atyre të shkarkojnë Lingard tani.

29-vjeçari nuk ka nisur asnjë ndeshje të Premier League për Djajtë e Kuq këtë sezon./ h.ll/albeul.com

 


Shtuar 19.01.2022 16:19