Nevil Dede është shkarkuar nga Ferizaj. Klubi i Superligës së Kosovës, ka komunikuar sot vendimin zyrtar, për të ardhmen e trajnerit të njohur.
Njoftimi:“Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë”.
Të lidhura
None found
Ditën e djeshme, Ferizaj barazoi në shtëpi me Prishtinën e Re, një përballje direkte në luftën për mbijetesë. Pas 29 javësh kampionat skuadra qëndron në vendin e 8-të në renditje vetëm 1 pikë lag zonës që të zbret në kategorinë inferiore
Ferizaj rrezikon seriozisht mbijetesën duke qenë në zonën e ftohtë, pasi nuk ia doli të fitonte ndaj vendit të fundit në renditje./Panoramasport
