Duke folur në Sallën e Famës të Futbollit Italian, ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Alessandro Nesta foli për çështjet aktuale të futbollit italian.
“Milani ka bërë diçka të veçantë, sepse në letër ata filluan si forca e katërt në ligë. Përgëzoj Piolin, Maldinin dhe Massara, të cilët krijuan kushtet për të fituar.”
Mbrojtja kuqezi dha sinjale të shkëlqyera.
“Jam dakord, është e vërtet. Loja e Milanit këtë vit gjithashtu përmirësoi shumë, sidomos mbrojtja me Tomori dhe Kalulu.”
Çfarë ju bëri më shumë përshtypje gjatë sezonit të kuqezinjve?
“Detajet janë dy-tre, lojtarë të rëndësishëm u larguan, por askush nuk bëri dramaticitet. Ata i shoqëruam deri në portë dhe i falënderuam, siç bëhet në një klub të madh. E dyta është se Milani nuk ankuar kurrë për asgjë, besonte për më të mirën. Ankesat krijojnë alibi te lojtarët.”
A do të hapë ky Milan një cikël si i juaji dikur?
“Berlusconi ngriti shiritin çdo vit, nuk është e lehtë. Milani i sotëm është ndërtuar me më pak shpenzime dhe më pak investime, megjithëse me një identitet shumë specifik. Do të jetë e vështirë të konfirmohet, ka edhe kundërshtarë. Le të shohim se si do të veprojnë të tjerët në treg.”/ h.ll/albeu.com