Tifozët kanë bërë shaka me Cristiano Ronaldon, pasi mesfushori Granit Xhaka dje u pa duke pirë “Coca-Cola” para penalltive me Francën.
Veprimi i Ronaldos në konferencë për media u bë viral, pasi largoi dy shishe Coca-Cola dhe tha ‘pini ujë’.
Edhe pse nuk gjuajti nga penalltia, rezultati doli i suksesshëm, pasi Zvicra mposhti Francën me rezultat 5 – 4. Ndërkohë, tifozët kanë bërë shaka me CR7 duke e lidhur me situatën e Xhakës.
“Xhaka luan për 120 minuta dhe pastaj merr Coca-Cola. Shiko Ronaldo. Lojtarët elitarë i pëlqejnë këto gjëra”.
“Vetëm nëse Cristiano Ronaldo do pinte Cola, ai do ishte në Euro. Shikoni Xhakën që ndihet shumë i qetësuar me Coke”.
“Jeni duke më thënë se Xhaka zhvilloi 120 minuta dhe pastaj mori Coca-Cola për të motivuar bashkëlojtarët të mposhtin Francën në penallti. Çfarë legjende”.
“Ronaldo pi ujë, Xhaka pi coca-cola, vetëm njëri prej tyre është në çerekfinale”, ishin disa nga komentet e shumta të tifozëve në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Xhaka është i pezulluar për ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, shkaku i kartonëve.
You’re telling me Xhaka played 120 minutes, and then proceeded to crush a Coke while motivating his teammates to bury France in PK’s?!?
What a legend. pic.twitter.com/JB0uPVQwQB
— Neb (@BenVonheeder) June 29, 2021
Only if Cristiano Ronaldo had drank coke, he would still be in the Euros. Look at Xhaka gulping very chilled coke. ?#EURO2020 pic.twitter.com/VuBwuEHG9R
— Bolarinwa Olajide (@iambolar) June 28, 2021
Xhaka sinking a bottle of Coke before PK’s like a proper Sunday league player in a Euro round of 16 match ? #FRA #SUI pic.twitter.com/DaIiEKINCH
— Brady Reid (@BradyReid_) June 28, 2021
Great to see Xhaka horsing the bottle of Coke into him like a hungover Sunday League player pic.twitter.com/NGagqvJvl8
— Paddy Power (@paddypower) June 28, 2021