Ndryshim planesh, De Ketelaere të hënën në Milano

Pas disa javësh negociatash rraskapitëse, në të cilat vullneti i lojtarit ishte pozitiv, Charles De Ketelatere është gati të veshë fanellën e Milanit.

Belgu, i blerë nga Bruge për 35 milionë euro në total, pritej në Itali të dielën, porn ë fakt do të mbërrijë të hënën, rreth drekës.

Fantazisti do të kryej ekzaminimet mjekësore dhe do të firmosë kontratën e tij me Milanin./h.ll/albeu.com


Shtuar 31.07.2022 18:27