Maxwel Cornet ka kaluar te Burnley, pasi anglezët kanë paguar 15 milion euro për shërbimet e sulmuesit anësor që luante me Lyon.
Futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të luajë në Premier League, ndërkohë që nuk e ka nisur me këmbë të mbarë.
Cornet ka bërë një gafë gjatë fotove të prezantimit të tij te Burnley. Në vend të tregojë me gisht logon e klubit, ai ka treguar logon e sponsorit teknik.
Kjo nuk u ka shpëtuar tifozëve dhe në fakt ishte shumë e dukshme për ta mbyllur njërin sy.
Më poshtë keni foton.