Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, ka marrë një goditje të rëndësishme përpara sfidës kundër Anglisë, pasi mbrojtësi Ardian Ismajli nuk do të jetë i gatshëm për këtë përballje.
Testet e fundit mjekësore konfirmuan se lojtari ende nuk ka rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që e ka shqetësuar prej kohësh dhe nuk është në formën e duhur për të zbritur në fushë.
Përveç Ismajlit, në dyshim mbetet edhe Marash Kumbulla, i cili gjithashtu po vuan nga probleme fizike. Kjo situatë i krijon vështirësi të mëdha Silvinjos, duke e lënë repartin mbrojtës të Kombëtares së Shqipërisë të përgjysmuar në një ndeshje kaq të rëndësishme.