Prokuroria e Federatës së Futbollit ka hapur një dosje për ndeshjen Fiorentina-Inter lidhur me faktet e raportuara në shtyp dhe që do të shqetësonin drejtuesit e ekipit të Firences.
Pas përfundimit të ndeshjes, nga Interi qarkulluan lajme për ofendime nga shefi i Fiorentinës ndaj drejtuesve zikaltër në dhomat e zhveshjes, më pas të mohuara nga vet ata me një kërkesë falje.
Ndërkohë, qarkulloi një video ku në tribuna, një tifoz zikaltër është dhunuar nga tifozët e Fiorentinës pasi ai po festonte golin.
Prokurori i Federatës së Futbollit italian ia ka kaluar këtë çështje policisë./ h.ll/albeu.com