Ndeshja e kthimit në Champions,  Chelsea “shkel” për herë të parë në “Santiago Bernabeu”

Të martën, luhet ndeshja e kthimit në Champions League mes Real Madridit dhe Chelsea, me ndeshjen e parë që u mbyll me rezultatin 1-3 në favor të “galaktikëve”.

Kujtojmë që dy skuadrat u përballën për herë të parë në kompeticionet evropiane sezonin e kaluar në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që edhe at here u luajt në “Stamford Bridge” dhe ajo e kthimit u luajt në “Alfredo di Stefano”, pasi “Bernabeu” ishte në proces rekonstruksioni.

Të lidhura

None found

Përpos garave evropiane, Reali dhe Chelsea nuk janë përballuar as edhe në ndeshje miqësore në shtëpinë e “Los Blancos”, duke bërë që skuadra londize për herë të parë të shkelë nesër në “Bernabeu”. /albeu.com