Shqipëria do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e tretë të grupit në UEFA Nations League, ku do të përballet me Finlandën në “Helsinki Olympic Stadium”. Takimi është programuar të nisë në orën 15:00.
Të lidhura
None found
FSHF ka bërë të ditur se tifozët shqiptarë që kanë udhëtuar në Finlandë për të ndjekur nga afër Kombëtaren do të mblidhen në “Old Irish Pub”, në Helsinki.
Pika e grumbullimit do të shërbejë edhe si vendnisje për mbështetësit kuqezi. Më 3 tetor, në orën 12:00, ata do të udhëtojnë së bashku drejt “Helsinki Olympic Stadium”, rreth tre orë para startit të ndeshjes me Finlandën.


Federata e Futbollit u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Helsinki t’i bashkohen grupit dhe të përkrahin ekipin kuqezi me korrektësi, duke respektuar rregullat e stadiumit gjatë gjithë takimit.
