Sot është përvjetori i ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona.
Numri 10 i Napolit dhe Argjentinës u nda nga jeta sot një vitë më parë dhe klubi i Napolit nuk e harron legjendën e tyre. Klubi ka përgatitur një statujë të madhe për të nderuar lojtarin argjentinas dhe e ka vendosur sot jashtë stadiumit ku ishin mbledhur dhe shumë tifozë për të parë momentin e vendosjes së saj.
Në bustin e legjendës është shkruar D10S, që përkthehet “Zot”./h.ll/albeu.com