Lazio ka nisur bisedimet me Liverpoolin për të transferuar sulmuesin belg Divock Origi.
Belgu prej kohësh ka qenë i hapur një largim nga “Anfield” pasi asnjëherë nuk ka pasur minuta të plota.
Dukeqenëse sulmuesit i skadon kontrata në qershor, “The Reds” synon ta shesë lojtarin sipas “LaziosNeës24”.
Trajneri Sarri është i interesuar për ta sjellë Origin në klub për të përforcuar akoma më shumë sulmin për të arritur objektivin, që është një vend në Champions.
Ingli Tare mësohet se tanimë i ka nisur negociatat dhe në ditët e ardhshme pritet zhvillime interesanta.
Ky transferimin gjithashtu do të bëjë “kurban” një sulmuesit aktual të ekipit, kryeqytetas dhe ai është Vedat Muriqi, i cili me shumë gjasa do të rikthehet në Turqi. r.t/albeu.com