Mourinho tregon finalistin e Euro 2020

Jose Mourinho është në pritje të nisjes se aventurës se re me Romën ndërkohë që aktualisht është edhe analist për sfidat e Europianit për Kampionatin Europian.

“Special One” sigurisht që ka zgjedhjen e parë Portugalinë e cila është eliminuar por ndërkohë nuk mund të qëndrojë pa bërë zgjedhjen e tij për finalen dhe për fituesin e turneut madhor të Europës.

“Pa Portugalinë në Euro 2020, ndihem i lidhur me Italinë, sepse si trajner i Romës, kam lojtarët e mi që po luajnë ende në këtë turne. Uroj më të mirën për Spinazolan që po bën shumë mirë në fushë dhe Cristante që vjen nga stoli. Mendoj se Italia po bën një kampionat shumë të mirë”.

Duke hyrë më në detaje për Kampionatin Europian, trajneri portugez shkon deri te finalja ku ka një dëshirë të madhe për një lojtar që ai e ka stërvitur dhe që dukshëm ka raporte shumë të mira me të.


Shtuar 29.06.2021 14:18