Mourinho po mendon për lojtarët që Romës i nevojiten në këtë merkato. Trajneri portugez i kryeqytetasve dëshiron Marco Verratin në skuadër, pasi përshtatet me skemat e tij.
Sipas mediave italiane, Mourinho ka telefonuar vetë Verratin, duke u përpjekur kështu që ta bindë që të transferohet nga PSG te Roma.
Roma propozon opsionin e huazimit të futbollistit, pasi nuk i ka të gjitha paratë për të blerë kartonin e tij. Për Verratin do të ishte debutim në Serie A, pasi më parë ka luajtur vetëm për Pescaran në Serie B.