“Mourinho më largoi nga skuadra dhe më pas më kërkoi falje”

Ish-mesfushori Bastian Schweinsteiger ka kujtuar, në një intervistë kohën e tij në Old Trafford.

Gjermani pranoi se kishte një “përplasje” me Jose Mourinhon, trajnerin e klubit në atë kohë (2016/17).

“Ishte gjithçka shumë e çuditshme. Në ditëlindjen time mbërrita në dhomat e zhveshjes për t’u përgatitur për stërvitje dhe dikush më tha që nuk mund të pajisem dot atje, do të duhej të dilja dhe të stërvitesha me rezervat. Më lëndoi shumë sepse askush nuk më paralajmëroi. Fola me Jose Mourinhon dhe ai më dha një shpjegim të çuditshëm, lidhur me dëmtimin që kisha pasur. Isha shumë i emocionuar të luaja me të në Man United, jo vetëm sepse ai tashmë ishte përpjekur të nënshkruante me mua në Inter dhe Real Madrid.

– Unë kam shumë respekt për të, por nuk e kuptova atë situatë dhe pse më ndaloi të stërvitesha me ekipin.

Profesionalizmi im ishte në rrezik dhe më vonë e tregova kur stërvitesha me fëmijët apo edhe vetëm. Më pas Mourinho erdhi tek unë dhe kërkoi falje, duke pranuar se kishte gabuar. Ishte një lëvizje e mirë nga ana e tij, por deri atëherë ai kishte humbur dëshirën për të qenë në Manchester United, ai nuk ishte më 100% në klub”, pranoi lojtari gjerman.


Shtuar 2.02.2022 19:04