Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bashkojnë forcat për kandidaturën e Liqenit të Prespës në UNESCO

Liqeni i Prespës synohet të përfshihet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, përmes një kandidature të përbashkët të Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Nisma u ndërmor fillimisht nga Greqia në vitin 2014, kur Prespa u përfshi në listën tentative të UNESCO-s. Tashmë, Athina kërkon që procesi të vijojë në bashkëpunim me dy vendet fqinje.

Hapi i radhës do të jetë takimi i ministrave të Kulturës të tre shteteve, i cili do të zhvillohet javën e ardhshme në komunën greke të Prespës. Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas.

Ministrat do të diskutojnë veprimet që duhet të ndërmerren për hartimin e kandidaturës së përbashkët. Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se do të ofrojë mbështetje politike, si dhe financim për studimet e para.

Synimi i kësaj nisme është forcimi i mbrojtjes dhe promovimit të vlerave natyrore e kulturore të rajonit të Prespës. Paralelisht, pritet të krijohen mundësi për zhvillim të qëndrueshëm, përmirësim të turizmit dhe perspektiva të reja për komunitetet vendase.

Nëse procesi përmbyllet me sukses, Prespa mund të shndërrohet në një tjetër model të bashkëpunimit ndërkufitar mes tre vendeve fqinje./TV21


Shtuar më 2.10.2026 20:59

sultanbeyli escortjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişMadridbetMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahissekabetstarzbetholiganbetjojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio güncel