Andrea Belotti pritet të jetë blerja e parë e Jose Mourinhos te Roma.
Klubi kryeqytetas ka marrë sinjalet e duhura dhe pavarësisht se Torino kërkon 30 milionë euro, tratativa mund të mbyllet për 25 milionë euro.
Sepse, pikërisht dëshira e Belotit për të ndryshuar ambient, lëviz edhe të gjithë dinamikën e negociatave e në këtë formë, torinezët janë të detyruar të lëshojnë në pretendimet e tyre, për të mos e humbur më pas futbollistin me parametër zero. /albeu.com/