Monza nuk bën shaka për Icardin, dy takime me Wanda Nara

Monza e ka seriozisht çështjen e transferimit të Icardit. Sulmuesi i PSG-së është një nga lojtarët e preferuar nga drejtuesit e skuadrës italiane për sulmin në sezonin e ri.

Sipas “RMC Sport” drejtuesit e skuadrës Brianza kanë takuar dy herë bashkëshorten e argjentinasit, Wanda Nara, e cila njëkohësisht është edhe menaxherja e lojtarit.

Në të dy takimet e zhvilluara deri më tani mes palëve është folur mundësia e rikthimit të Icardit në Serie A, këtë herë për të mbajtur peshën e sulmit të skuadrës së sapo ngjitur në elitën e futbollit italian./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.07.2022 07:45