Momente paniku për Di Maria, grabitje me armë në shtëpinë e tij

Një lajm i bujshëm i nga raportuar nga La Repubblica. Një grup kriminelësh u përpoqën të hynin në shtëpinë e Di Marias, por për fat të mirë ndërhyrja e Policisë e pengoi kërcënimin. Pas mbrëmjes madhështore të mbrëmshme, me fitoren e Juventusit dhe çmimin MVP të ndeshjes, playmaker-i argjentinas përjetoi momente që nuk ishin aspak të lumtura.

Vila e Di Marias, e vendosur në Corso Quintino Sella, u sulmua por fatmirësisht shërbimi i alarmit arriti të shmangë skenarin më të keq. Hajdutët kishin hyrë në oborr pasi kishin kaluar rrethojat, para se ndërhyrja e Policisë të mundi t’i bllokonte dhe t’i pengonte të largoheshin me çfarë kishin arritur të merrnin. Tani patrullat po përpiqen të kuptojnë se sa hajdutë ishin në vendngjarje.

Disa dëshmitarë kanë thënë se ka patur  britma dhe më pas edhe zhurma të ngjashme me të shtënat. Një zonë ku jeton Di Maria, e cila nuk është e re për episode të këtij lloji, vetëm pak ditë më parë iu vodh një Rolex sipërmarrësit Alessandro Gilardi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.10.2022 10:24