Mirlind Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi

Sulmuesi shqiptar në Rusi, Mirlind Daku, shënoi mbrëmë për t’ia siguruar një pikë Rubin Kazanit në përballje ndaj CSKA Moscow me rezultatin 2-2, në kuadër të javës së 27-të në Premierligën ruse.

Daku shënoi në minutat e fundit të ndeshjes për t’i dhuruar së paku një pikë ekipit të tij.

Për gjilanasin ky gol ishte goli i tetë në elitën e futbollit rus. Ndërkaq, ai ka edhe katër asistime.

Falë kësaj paraqitjeje të mirë ai është pjesë e formacionit më të mirë të javës në Rusi dhe u vlerësua me notën 7.9.

Ekipi në të cilin paraqitet Mirlind Daku, Rubin Kazani tani ka 38 pikë dhe renditet i nënti në tabelë.


Shtuar 7.05.2024 16:44