Milani ka arritur të marrë një fitore me vuajtje, por duke treguar edhe shumë karakter përballë Veronas në “San Siro” në kuadër të javës së tetë të Serie A.
“Kuqezinjtë” u gjendën në disavantazhin e dyfishtë në pjesën e parë, e arritën të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë.
Miqtë e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 7 me Caprarin dhe më pas dyfishuan në të 24’ me Barak duke ia vështirësuar ndjeshëm gjerat ekipit të Piolit.
Pjesa e para përfundoi me avantazhin e dyfishtë të Veronas, ndërsa e dyta filloi me një Milan edhe më sulmues që nuk kishte më çfarë të humbiste. Giroud do të ngushtonte rezultatin në minutën e 59, e Kessie do të barazonte gjithçka në minutën e 76 duke u treguar i saktë ngë pika e bardhë e panalltisë.
Goli i tretë dhe i përmbysjes do të vinte vetëm dy minuta më vonë, pasi Gunter devijon topin në portën e tij.
3-2 do ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje shumë emocionuese dhe të bukur. /albeu.com