“Milani më dogji skedinën”, shokon Faxholi pas skandalit të basteve: Jam i zhytur në borxhe, më kanë kërcënuar se do më thyejnë këmbët

Mesfushori i Juventusit, Nikolo Faxholi ka deklaruar në prokurori se fillimisht vendoste baste gjatë kohës së lirë, por më pas u kthye në fiksim.

Ai gjithashtu ka zbuluar se është i zhytur në borxhe dhe është kërcënuar se do ti thyejnë këmbët.

Kam filluar të bëj baste në Tirrenia gjatë kampit stërvitor të Kombëtares U21. Me kalimin e kohës, u gjenda në një gjendje stresi të shkaktuar nga borxhi. Periudha më e keqe ka qenë mars-prill 2023 gjatë ndeshjes Sasuolo-Juventus, aty kam bërë një gabim teknik dhe jam zëvendësuar. Ndërkohë kam qarë në stol pasi kam menduar për borxhet e mia të basteve. Kur isha në Kremoneze nëna ime më këshilloi të shkoja në Sert për kurim, shkova disa herë atje. Ishte Tonali që më sugjeroi të luaja në faqen e Icebet. Në ndeshjen Torino-Milano më 30 tetor 2022, kam vënë bast për një barazim ose një fitore të Milanit. Ndërkohë kuqezinjtë humbën pasi ndeshja përfundoi dy me një për Torinon. Jam i zhytur në borxhe, kam marrë kërcënime të rënda fizike si: “Ti thyejmë këmbët”, ka deklaruar Faxholi.


Shtuar 18.10.2023 16:28