Bayerni e zyrtarizon: Largohet Nagelsmann, në krye të skuadrës Thomas Tuchel

Tashmë është zyrtare. Julian Nagelsmann largohet nga Bayern, ndërsa Thomas Tuchel do të drejtojë kampionët në fuqi të Bundesligës deri në 2025.

Në mesazh, Bayern shkruan: “FC Bayern Munich ka liruar trajnerin Julian Nagelsmann. Kryetari i bordit, Oliver Kahn dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, kanë marrë këtë vendim në kordinim me presidentin Herbert Hainer.

Nagelsmann do të pasohet nga Thomas Tuchel, i cili ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe do të udhëheqë stërvitjen për herë të parë të hënën.


Shtuar 24.03.2023 18:12