Milani kërkon huazimin e Arda Gulerit

Milani raportohet se është i interesuar të negociojë një marrëveshje huazimi me Real Madridin për Arda Gulerin, në mënyrë të ngjashme me marrëveshjen e huazimit që kishin për Brahim Diaz.

Mesfushori i ri turk u transferua në Madrid gjatë verës për një tarifë prej 20 milionë eurosh, përfshirë deri në 10 milionë euro bonuse dhe një klauzolë shitjeje prej 20% për ish-klubin e tij Fenerbahçe, transmeton Gazeta Express.

Milani është i interesuar dhe mund të jetë i gatshëm t’i propozojë një marrëveshje huazimi Real Madridit në verë.

Sipas “Calciomercato”, “Rossonerët” duan t’i ofrojnë një fillestare huazimi për një sezon, siç ishte rasti me Brahim Diaz, ata mund të jenë të interesuar t’i ofrojnë Gulerit një shtëpi të përkohshme në “San Siro” për disa sezone.

Diaz fillimisht u bashkua me një huazim një sezon nga Real Madridi në verën e vitit 2020, e më pas klubi italian negocioi një marrëveshje të re huazimi edhe për dy sezone, e cila përfshinte gjithashtu një opsion për ta blerë, por që lojtari vendosi pastaj të kthehet në kryeqytetin spanjoll.

Ndryshe, Arda Guler ka kontratë të vlefshme me “Los Blancos” deri më 30 qershor 2029. /Gazeta Express/


Shtuar 20.02.2024 22:33