Milani i përgjysmuar ndaj Romës, edhe 3 lojtarë të tjerë pozitiv me Covid-19

Milani ka njoftuar se tre lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe thuhet se ata janë Fikayo Tomori, Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria.

Tre lojtarët e infektuar të Rossonerëve i bashkohen emrave si Ciprian Tatarusanu dhe Samu Castillejo, të cilët janë në izolim që disa ditë.

Edhe pse nuk janë bërë të ditur emrat e tre lojtarëve të rinj, Sky Sport Italia thekson se Tomori, Romagnoli dhe Calabria nuk kanë marrë pjesë në stërvitjen e së mërkurës dhe nuk ishin as në kampin Milanello.

Kjo sugjeron se ata nuk do të jenë pjesë e ndeshjes së parë të Serie A për vitit 2022, e cila është kundër Romës në San Siro sot (e enjte) nga ora 18:30.

Megjithatë, kjo do të ishte një goditje për Milanin, sepse tashmë i mungojnë Fode Ballo-Toure, Franck Kessie dhe Ismael Bennacer që gjenden në detyrë me kombëtaren për Kupën e Afrikës.

Të dëmtuar janë Pietro Pellegri, Simon Kjaer dhe Alessandro Plizzari.  /albeu.com


Shtuar 6.01.2022 08:54