Si i mori 36-vjeçari në autobus kushërirës valixhen plot me para (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, bënë shpalljen në kërkim të shtetasve:

Lefter (Spartak),(Korab) Dauti, 36 vjeç banues në Tiranë, dhe Qamile Hakorja, 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër.

36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij, shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, shtetasen Qamile Hakorja, ka organizuar vjedhjen e valixhes.

Shtetasja Qamile Hakorja është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.


Shtuar 6.01.2022 08:51