Milan ka arritur të arkëtojë tre pikë në udhëtim tek Parma.
“Rossonerët” e nisën ndeshjen mirë, ku në fillim Zlatan Ibrahimovic asistoi për Ante Rebic i cili zhbllokoi rezultatin në min (8’).
Në fundin e pjesës së parë, Franck Kessie e dyfishoi avantazhin e Milanit.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Milanit.
Në pjesën e dytë, Zlatan Ibrahimovic u ndëshkua me të kuq në min (61’).
Që nga ky moment, “Rossonerët” ishin me një lojtar më pak në fushë.
Riccardo Gagliolo shënoi gol në min (67’) duke ngushtuar rezultatin.
Megjithatë, Milani u mbajt dhe arriti të marrë tre pikë në udhëtim.
Në fund, në skenë doli Rafael Leao, i cili shfrytëzoi një asistim nga Diogo Dalot dhe shënoi gol për të vulosur fitoren e Milanit.
Leao shënoi në min (90+4).
Rezultati përfundimtar, Parma 1-3 Milan.
Shtuar më 10.04.2021 20:08