Milan “përshëndet” dy lojtarë, i nxjerr në merkato

Sipas “Corriere dello Sport”, Milan në janar do të nxjerr në merkato dy lojtarë.

Në planet e Stefano Piolit nuk bëjnë pjesë Conti dhe Castillejo.  Conti nuk ka bindur teknikun italian dhe kontrata e tij skadon në qershorin e 2022 e kështu klubi nuk ka ndërmend të rinovojë me të. Samu Castillejo ka firmosur deri në vitin 2023 me klubin e Milanos por Pioli nuk është i interesuar për ta mbajtur në ekip.

Momentalisht asnjë ekip nuk ka shfaqur interes për të dy lojtarët por sipas burimeve të brëndshme tek Milan, klubi nuk pretendon ndonjë shumë të madhe për të dy milanistët./h.ll/albeu.com


Shtuar 14.11.2021 18:55