Më 28 shtator, seanca fillestare për 21 të pandehurit në mungesë për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar për datën 28 shtator, duke filluar nga ora 9:30, seancën e shqyrtimit fillestar të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Në këtë proces, në bankën e të akuzuarve figurojnë 21 persona: Zlatomir Peshiq, Mladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogoljub Janiçeviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jeliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovaçeviq.

Të lidhura

None found

Ata përballen me akuza për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile.

Trupi gjykues do të drejtohet nga gjykatësja Medie Bytyqi.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që shqyrtimi gjyqësor të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, meqenëse ata nuk kanë qenë të arritshëm për organet e drejtësisë deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.

Në kuadër të kësaj situate, gjykata u bën thirrje publike të akuzuarve që të paraqiten vullnetarisht dhe të dorëzohen pranë organeve të ndjekjes penale të Kosovës.

Po ashtu, autoritetet ftojnë çdo qytetar që ka informacione mbi vendndodhjen e të pandehurve t’i përcjellë ato pranë Policisë së Kosovës ose institucioneve të tjera kompetente, thuhet në komunikaten zyrtare të Gjykatës Themelore në Prishtinë.


Shtuar 21.09.2026 18:54

sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetvaycasinoMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahis