Milan në periudhë rinovimesh, 3 lojtarë gati të firmosin

Te skuadra e Milanit është kohë rinovimesh dhe skuadra kuqezi ka arritur akordin me disa lojtarë për zgjatjen e kontratës.

Theo Hernandez është lojtari i parë që pritet të hedhë të zezën mbi të bardhë, ku francezi është gati të lidhet me ‘Djallin’ deri më 30 qershor 2026 me një opsion për vitin e pestë dhe paga e tij do të rritet nga 1.5 në 4 milionë në vit plus bonuse. Njoftimi pritet pas përfundimit të merkatos, më pas do të jetë radha e Ismael Bennacer dhe Rafa Leaos, të cilët zbarkuan te kuqezinjtë së bashku me Theo në verën e 2019-ës.

Formula për mesfushorin algjerian dhe sulmuesin portugez do të jetë e njëjtë me atë të studiuar për Hernandez, një zgjatje deri në vitin 2026 dhe një pagë 4 milionë plus bonuse, dhe sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, fjalimet do të ishin në zhvillim e sipër për të dy, të cilët e kanë përsëritur gjithmonë se janë shumë mirë te kuqezinjtë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 29.01.2022 13:05