Protestuesit janë mbledhur tek Xhamia, afër Parlamentit, ndërsa thonë se do të vazhdojnë të protestojnë sepse ndihen të vjedhur. Një prej qytetarëve i bëri thirrje policisë që të mos ushtrojë dhunë, pasi do të përgjigjen para ligjit.
“Drejtori i policisë, kemi të drejtë të protestojmë sepse ndihemi të vjedhur. Kushdo polic që tenton të përdore dhunë do te përgjigjet sipas ligjit”, tha protestuesi.
Të lidhura
None found
Ndërkohë nga ana e saj policia i bëri apel qytetarëve që të lirojnë rrugën, pasi në të kundër do të veprojnë. “Lironi rrugën, policia do veprojë. Bllokimi i rrugëve është vepër penale”, tha policia me megafon.
