Messi sot do të prezantojë “Topin e Artë” në Parc des Princes, pritet një spektakël

Leo Messi ditën e hënë fitoi “Topin e Artë” të 7-të, duke u konfirmuar edhe një herë si më i miri në historinë e futbollit.

Një çmim që ka lënë shumë për diskutuar këtë vit, pasi Lewandowski  ishte një nga lojtarët që i kishte plotësuar më së shumti kriteret për këtë çmim.

Në fund të ceremonisë presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi u shpreh shumë i lumtur që për herë të parë një lojtar i skuadrës parisiene fiton “Topin e Artë” edhe pse në fakt ky çmim i përket i gjithi sezonit të fundit të sulmuesin me Barcelonën dhe kombëtaren e Argjentinës.

Sonte pritet të jetë një moment i veçantë në Parc des Princes para ndeshjen me Nice sepse Messi për herë të parë do të prezantojë këtë çmim individual në një stadium që nuk është “Camp Nou”. /albeu.com


Shtuar 1.12.2021 10:59