Messi qëndron dhe 4 transferime, ky është formacioni i mundshëm i Barcës për sezonin e ri (FOTO LAJM)

Me Messin i cili pritet të qëndrojë dhe me 4 transferime big, Barcelona synon të krijojë një super skuadër për sezonin e ardhshëm.

Media angleze “Express Sport”, ka zbuluar se si do duket formacioni i Barcelonës nëse qëndron argjentinasi dhe realizohen edhe katër transferime të tjera.

Katalunasit kanë arritur marrëveshje me Eric Garcian nga Manchester City, derisa vazhdojnë të jenë të lidhur me transferimin e tre agjentëve të lirë, si Gigi Wijnaldum nga Liverpool, Memphis Depay nga Lyon dhe Sergio Aguero nga Manchester City.

Formacioni i mundshëm: 4-2-3-1

Portier: Ter Stegen

Mbrojtja: Dest, Garcia, Pique, Alba

Mesfusha: Wijnaldum, De Jong

Sulmi: Depay, Messi, Griezmann, Aguero.

 


Shtuar 24.03.2021 15:26