Fushata zgjedhore e 25 prillit, Rakacolli: Nuk lejohen grumbullimet

Teksa nesër pritet dhe nisja e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit, Komiteti i Ekspertëve, në një konferencë për shtyp, ka lënë në zbatim sërish masat kufizuese për pandeminë e Covid-19.

Zv.Mminstrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka thënë se nuk do të lejohen grumbullimet, sakaq ka shtuar se qytetarët dhet të zbatojnë masat parandaluese.

“Vendi po hyn në fushatë zgjedhore dhe në vëzhgim të vendeve të tjera që kanë zhvilluar zgjedhje në kohë pandemie është vërë re se kur masat janë zbatuar nuk ka pasur tendencë rritje të infeksioneve. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të zbatojnërregullat kundër Covid-19, edhe në fushatat zgjedhore.

Ne zbatim të respektimit të masave nuk ka pasur shtim të infeksionit. Janë bërë zgjedhje në Portugali. Synojmëe të vaksinojmë deri 15 mijë qytetarë në ditë. Në bazë të ndikimit që do të ketë ky vaksinim do të shqyrtimojmë dhe mundësinë për lehtësim masash, ka thënë Rakacolli.


Shtuar 24.03.2021 15:27