Mesfushori i Anglisë humbet sfidën ndaj Shqipërisë

Gareth Southgate humbet Declan Rice për sfidat ndaj Shqipërisë dhe San Marinos.

Rice ka qënë i sëmurë dhe nuk është stërvitur këto ditë me kombëtaren e “tre luanëve” kështu që Southgate e ka nisur drejt West Hamit përsëri. Mesfushori nuk do të zëvendësohet nga dikush tjetër kështu që Anglia do të marri pjesë në këto ndeshje me një lojtar më pak të thirrur.

Mason Mount dhe Luke Shaë vazhdojnë të jenë në monitorim nga stafi mjekësor po ende nuk i dihet a do të jenë të gatshëm ndaj kombëtares sonë apo jo./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 21:43