Mes Tottenham, Real dhe PSG: Çfarë lëmshi për Andrea Conten

Antonio Conte la Interin, Zinedine Zidane Realin. Italianët pritet të zyrtarizojnë Simone Inzaghin, kurse për klubin spanjoll ka disa alternativa. Një prej tyre është edhe Conte, i cili ka marrë edhe në të shkuarën një ofertë nga Florentino Perez.

Gjithsesi për kampionin e Italisë ka disa opsione, sikurse raporton Sky Sports. Tottenham ka kontaktuar Conten, por po mendon edhe për rikthimin e Mauricio Pochettino. Argjentinasi është në dyshim te PSG dhe pritet të shikohet se çfarë do të ndodhë.

Nëse ai largohet nga francezët dhe shkon te Tottenham, atëherë PSG do të futej në lojë për Conten. Gjithmonë nëse trajneri italian nuk do të ketë firmosur në ndonjë klub tjetër.


Shtuar 28.05.2021 13:57